Personazhi në video quhet Ed. Ai ka qenë gjithmonë një i pastrehë dhe askush nuk e ka ndihmuar.
Sot ai po ndihmon këdo që ndodhet në situatën e tij.
Njerëzit largohen sapo ai u afrohet pranë. Edi nuk është një njeri i dhunshëm, thjesht fati nuk i ka buzëqeshur si shumicës prej njerëzve.
Video/ Mos i besoni ‘fake news’, lypsari që ndihmonte lypsarët …
Çdo ditë për Edin është një luftë për mbijetesë, por vështirësitë nuk e bëjnë aspak atë që të heqë dorë nga jeta apo nga të qenit human me këdo që i nevojitet pak ndihmë.
Në të kaluarën Edi ka bërë shumë punë të ndryshme, por sot ai është një i pastrehë, i braktisur edhe nga fati.
Shikoni reagimin e këtyre njerëzve kur Edi u afrohet, por shihni dhe ndihmën që ofron lypsi pavarësisht situatës në të cilën ndodhet.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj