Policia e Tiranës ka dhënë sqarime lidhur me makinën që mori flakë në orët e pasdites së sotme pranë mbikalimit në Autostradën Tiranë-Durrës. Në një komunikatë për shtyp policia ka dhënë detaje edhe për drejtuesin e mjetit.
Makina mori flakë pranë Autostradës, policia sqaron çfarë ndodhi.
Informacion paraprak.
Më datë 07.04.2018 rreth orës 19:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek kthesa e Kamzës, një mjet në lëvizje ka marrë flakë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë konstatuar se:
Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në lëvizje, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç. Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.