Justin Trudeau është cilësuar si një prej kryeministrave më karizmatikë dhe më të pashëm në botë. Ai është mjaft bukurosh, por gjatë 24 orëve të fundit, duket se ka lanë pak nam. Ose ndoshta ka fituar më shumë popullaritet, pas një video-incidenti që i ka ndodhur teksa ka qenë në transmetim live.
Atij i kanë rënë vetullat gjatë konferencës për shtyp, në krah të presidentit francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit të G7.
Video/ Kryeministri lë nam ‘live’, i bien vetullat dalëngadalë …
Kryeministri kanadez, Trudeau është pak i ‘fiksuar’ për pamjen e tij të jashtme. Gjithmonë para kamerave ai del shumë i kuruar dhe me paraqitjen e tij të mirë ai ka bërë që shumë herë që dhe gruaja e tij të ndihet xheloze për burrin që ka në krah.
Përpos pamjes sharmante, ai gjithmonë ka treguar edhe anën e tij humane. Ai hapi dyert për të gjithë emigrantët që u refuzuan nga Presidenti Donald Trump.
Kryeministri sharmant 46-vjeçar, me sy të kaltër dhe me humor, është parë nga sytë e shumë femrave si princi i përrallave.
Teksa ishte duke folur, askush nuk e kishte mendjen tek fjalët, por tek vetullat e kryeministrit, të cilat ishin duke rënë. Dukej qartë që kishte vendosur një palë vetulla fallco, të errëta, për t’u dukur edhe më tërheqës, por ato nuk ishin ngjitur siç duhet, e për rrjedhojë, i rrëshkitën nga fytyra.
Videoja është bërë menjëherë virale dhe është shpërndarë me qindra herë në internet.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
12.06.2018