Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk ka zgjedhur të flasë në Kuvend, por i është drejtuar ndjekësve të saj në Facebook me një video selfie. Ajo ka thënë se Rama është bërë një kopje e krimit dhe opozita nuk duhet ti ndahet me denoncime. Ndërsa në krah të videos Kryemadhi shkruan: “Ngjyra e kostumit fiks si bluza e Olsit te makina e kuqe e Gent Xhixhës”.
Video/ Kryemadhi: ‘Ngjyra e kostumit të Ramës fiks si bluza e …
Deklarata e Kryemadhit
“Jam live nga Parlamenti. Në fakt kjo sallë është bërë shumë qësharake. Ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama, i cili sot është veshur me kopjativ sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar.
Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë. E ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar. Megjithatë ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë. Jo vetëm për ta denoncuar, por ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organizuar. Ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen por edhe Parlamentin Shqiptar. Prandaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi por me vendosmëri për t’u bindur dhe për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër këtij sistemi uzurpator, i cili ka uzurpuar jetën e shqiptarëve”.
Video/ Kryemadhi: ‘Ngjyra e kostumit të Ramës fiks si bluza e …
“Ajo që të bën edhe më shumë përshtypje, sekseri i rrugës Tiranë-Elbasan, Taulant Balla sapo ju informoi se çfarë po ndodh. Faktikisht do bënte shumë mirë që të përballen me drejtësinë. Por nga prokurorë dhe gjyqtarë që janë kthyer tashmë të Reformës në Drejtësi, duhet të kthehen në të pandehurit e saj. Paratë e drogës që përdorën për blerjen e 74 mandateve të shqiptarëve, ashtu po i përdorin edhe për të përfunduar vettingun apo dhe për të përfunduar reformën e nisur me konsensus për herë të parë me 140 vota, tashmë për ta kthzer në konsensusin e krimit të organizuar.
Sot vazhdon teatri i rradhës i shfaqjes dhe cirkut teatral të krimit të organizuar. Më shumë se kushdo tjetër po tregojnë dhe po pasqyrojnë fytyrën e tyre të makiazhuar me paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Ajo çka të bën më shumë përshtypje është që pafytyrësia e tyre arrin deri në kulmin saqë as kostumet “Brioni”, as veshjet e tyre të shtrenjta nuk mund të mbulojnë dot as erën e keqe dhe as shëmtirën e tyre. Të cilët kanë transformuar dhe deformuar këtë realitet politik për të cilin shqiptarët kanë 27 vjet që presin demokracinë”.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
07.06.2018