‘Kleptomani shqiptare’: Kishte fshehur armë dhe drogë poshtë krevatit, pranga shqiptarit! Një shqiptar 33 vjeç, është arrestuar nga karabinierët e Romës. Kjo pasi i janë gjetur poshtë krevatit, disa armë, si dhe 110 kilogram drogë, e llojit kanabis sativa.
‘Kleptomani shqiptare’: Kishte fshehur armë e drogë poshtë krevatit…
Megjithatë, mënyrat që përdorin trafikantët shqiptarë të drogës, si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë saj, janë të shumë-llojshme. Një ndër këto mënyra, është dhe rasti i mëposhtëm. Një shqiptar 33 vjeç, i papunë dhe me precedentë penalë, është arrestuar nga karabinierët në Romë. Shqiptari akuzohet për trafik droge, si dhe armë-mbajtje pa leje, nga autoritetet italiane. Gjatë një kotrolli dhe pas informatave të marra në rrugë operative, karabinierët kanë hetuar në ambientet e shitjes së drogës në zonën Borghesiana. Gjithsesi, karabinierët lokalizuan vendbanimin e shqiptarit, në rrugën Forma Rotta. Për shqiptarin dyshohej prej kohësh, se fshihte armë e drogë.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, pas një kontrolli rrufe, autoritetet bllokuan 33-vjeçarin, të cilit iu gjetën 11 thasë plastikë që mbanin 110 kilogramë kanabis. Armët dhe droga, ishin fshehur poshtë krevatit. Karabinierët e arrestuan menjëherë shqiptarin, si dhe sekuestruan armët e drogën, në cilësinë e provave materiale.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili