Pagëzimi është sakramenti i parë në krishtërim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur me ujë të bekuar mbi kokën e tij, ose duke e zhytur në të. Me rastin e pagëzimit duhet të jenë të pranishëm: fëmija, prindërit e tij, nuni apo nuna (kumbara ose ndrikulla) dhe të gjithë të afërmit e familjes suaj. Sipas ligjit kishtar, asnjë fëmijë s’mund të pagëzohet pa kumbar ose pa ndrikull.
Video/ Këto janë pagëzimet më të dhunshme që keni parë ndonjëherë …
Periudhat kur mund të zhvillohen pagëzimet në besimin ortodoks apo katolik janë zakonisht për Pashkë, pas 15 Gushtit dhe para Krishtlindjeve. Ritualin e pagëzimit, zakonisht e kryen prifti.

Ne do t’ju sjellim një video, ku tregohen disa nga pagëzimet më të dhunshme që mund të keni parë. Priftërinj ortodoksë e katolikë që nuk tregohen aspak të dashur dhe të kujdesshëm me këto foshnja. Tronditjet psikologjike që pësojnë këto bebe nga këto rituale aspak normale, janë të mëdha. Nuk kanë qenë të pakta rastet që bebet kanë pësuar edhe dëmtime fizike nga zhytja me forcë të madhe në kazanin me ujë. Madje në media kemi lexuar e dëgjuar lajme që shumë bebe kanë humbur edhe jetën nga rituale të tilla.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
15.05.2018