Moderatorja e njohur e emisionit “Boom”, Fiori Dardha, prej kohësh është kthyer në një personazh mjaft të njohur për publikun shqiptar.
Fiori e ka nisur karrierën e saj televizive që në moshë fare të vogël, ku në fillimet e saj prezantonte një emision showbiz-i, ku thumbonte vipat me pyetjet e saj.
Video/ Ja si dukej me gërsheta, baluke dhe pa syze, Fiori Dardha, spikati në emisionin …
Ky emision quhej “Bla Bla Bla’” dhe Fiori tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me shkathtësinë e saj dhe pyetjet provokuese.
Por, në ndryshim nga sot, pamja e moderatores ka ‘evoluar’ shumë. Me flokë të zeza, të cilat herë i kapte gërsheta dhe herë topuz, vetulla të holla dhe një stil sportiv në veshje, ajo fitoi vëmendjen e publikut shqiptar.
E që prej asaj kohe, Fiorin e kemi parë në moderimin e emisioneve investigative, në fillim në “Fiks Fare” dhe më pas në “Boom”.

Për Lajm-shqip
Jorida Fataj