Një video e shkurtër e realizuar nga forcat policore kineze, ka bërë xhiron e rrjetit. Në të, policët tregojnë disa mënyra se si ju mund t’i shpëtoni një sulmi me thikë dhe rezultati është epik! Mënyra se si përfundon ngjarja dhe mesazhi i zgjuar, ka bërë që kjo të pëlqehet në masë të madhe.
“Sot do t’ju mësojmë, se si të përballeni me një sulmues me thikë”, thotë polici me seriozitet, teksa qëndron gatitu.
Por, kur fokusi i kamerës bartet te sulmuesi, ai largohet prej aty me vrap.
Video/ Ja se si t’i shpëtoni një sulmi me thikë, ‘mbathjani me të katërta’ …
Kjo video ka qenë e realizuar thjesht për gallatë. Në fillimin e videos, gjithçka duket serioze, por edhe pse videoja ka qenë e shkurtër, ajo ka shkaktuar të qeshura dhe është përhapur masivisht në rrjetet sociale. Komentet janë nga më të shumtat, madje disa prej tyre e mbështesin edhe reagimin e policit personazh në video. Shumica prej tyre do ja mbathnin me të katërta në situata kaq shumë të rrezikshme.
Kjo metodë është filmuar në një bazë në Longyang, në mënyrë që qytetarët të ikin sa më parë që munden prej përleshjeve, duke shmangur çdo kontakt me sulmuesit.
“Ikni, njoftoni policinë dhe mos u lëndoni në asnjë mënyrë” thuhet në projektin policorë, që po pëlqehet edhe për mënyrën komike të realizimit.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
03.06.2018