Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Video/ Insiston se është dhunuar fizikisht nga katër persona, policit nuk ja ndjen për qytetarin …
Video/ Insiston se është dhunuar fizikisht nga katër persona, policit nuk ja ndjen për qytetarin …
Video/ Insiston se është dhunuar fizikisht nga katër persona, policit nuk ja ndjen për qytetarin …

Video/ Insiston se është dhunuar fizikisht nga katër persona, policit nuk ja ndjen për qytetarin …

4 vite më parë Komento

Personi që shihni në foto ka një hall të madh. Ai quhet Lefter Pirja. Qytetari nga Kuçova ka denoncuar dhunën që është ushtruar ndaj tij nga katër persona, banorë të lagjes. Qytetari e ka bërë denoncimin edhe në polici, por polici i zonës i thotë se nuk mund të bëjë asgjë për ta mbrojtur. Nëse viktima ka rënë pre e dhunës ai duhet të marrë raport mjekësor që është dhunuar.

Ai ka marrë mundimin dhe ka denoncuar në emisionin “Stop” dhunën nga katër persona, të cilët e kanë goditur me thika e doreza, për shkak se u kërkoi dërrasat e ndërtimit që i kishin marrë.

“Katër persona, që i kam denoncuar në policinë e Kuçovës, më kanë goditur të premten në darkë. Më kanë goditur nuk e di me çfarë, me thika, me doreza. Më kanë çarë siç e shikoni dhe vetë dhe kam shkuar në spitalin e Kuçovës. Aty ka mbërritur policia dhe kam denoncuar një person nga personat që kanë filluar sherrin. Ky person quhet Afrim Pirje”.

Denoncuesi rrëfeu si nisi ngjarja nga fyerjet e tyre dhe më pas degradoi në dhunë fizike nga tre persona kundrejt tij. Ai ka ende në trup e fytyrë shenjat e plagëve të thella dhe për këtë ka bërë denoncim në polici, por personat dhunues vazhdojnë të enden të lirë dhe polici i zonës Dule Metushi nuk ka bërë asgjë.

“I kam në lagje, i kam në lokal, hamë e pijmë, por siç e pësova unë do ta pësojë një tjetër nesër. I plotfuqishmi i zonës, Dule Metushi s’ka bërë asnjë lloj veprimi për katër emrat që i kam dhënë unë. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, ndaj kam ardhur te ju se shoh që shteti nuk po vepron siç duhet”, u shpreh i përlotur i dhunuari.

Gjatë një komunikimi me kamera të fshehtë, Metushi thotë se nuk mund të bëjë asgjë nëse viktima e dhunës nuk merr raport mjekësor.

Dule Metushi: Si kaloni? Mirë? Çkemi? E more raportin?

Qytetari:  Unë raportin e mora, por erdha të pyes ça është bërë me denoncimin që bëra unë. Unë bëra denoncimin të premten, një person që nuk është thirrur fare dhe të shtunën që kam bërë denoncimin katër persona, që ta lash vetë në…

Dule Metushi Hë, hë, hë…

Qytetari Si ka mundësi këta persona i shikoj para syve të mi që nuk janë…

Dule Metushi  Ca do ti? T’i varim? Ta shpjegova atë ditë, por ti s’e ke patur mendjen.

Qytetari  Si s’e kam pasur mendjen? Unë isha i sakatuar.

Dule Metushi  Dale! Duro një çikë ee… Të thashë merr raportin mjekësor dhe nga raporti mjekësor do përcaktohet se është grindje apo është plagosje e lehtë. Në qoftë se është plagosje e lehtë do kalojë, do t’i thërrasim ne të gjithë personat.

Qytetari Si do t’i thërrasim? Një gjë të lehtë e shikon këtë ti?

Dule Metushi E bën vlerësimin ai, doktori. Më jep raportin, më jep raportin!

Qytetari Po ti vetë si shtet?

Dule Metushi Ore, zotëri! Janë të përcaktuara gjërat. Do ta ndjekësh në gjykatë në qoftë se nuk merr mbi 9 ditë raport. Ti mund t’i shikosh përditë ata, por po nuk more raportin mjekësor nuk i fut dot njeri në burg.

Qytetari  Jam goditur nga katër persona.

Dule Metushi  Po, të kam thënë raportin mjekësor. Shko bëj ato ti, personat do t’i thërras unë këtu, në qoftë se ligji e përcakton, doktori e përcakton që ti ke marrë mbi 9 ditë raport, do t’i ndjekim për plagosje të lehtë, do t’i thërrasim, do hapet çështja penale për ata.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Komisariatit të Kuçovës për të pyetur për denoncimin e Lefter Pirjes, për të cilin sipas  tij, nuk është bërë asgjë.

Gazetarja – Shoqërimi nuk është bërë për tre të tjerët?

Shefi i komisariatit  Po, pse?

Gazetarja Pse?

Shefi i komisariatit  Kush është arsyeja?

Gazetarja  Kush është arsyeja, po ju pyes juve?

Shefi i komisariatit  M’donnn…, sepse ai verifikohet mdonn me sy të lirë nga ana jonë që s’ka dëmtime me thyerje me fraktura. Ky ka ardhur më mbrapa dhe i ka thënë për këta të tre. Ky i ka thënë më sill vendimin, se vendimi është ai që e vë në lëvizje.

Gazetarja Është çështje tjetër. Unë vij, bëj deklaratë që jam dhunuar nga 4 persona. Unë e di që në mënyrë kategorike këto katër persona duhet të thirren, të merret dëshmia e tyre.

Shefi i komisariatit  Patjetër!

Video/ Insiston se është dhunuar fizikisht nga katër persona, policit nuk ja ndjen, madje ofendon qytetarin

Gazetarja  Në këtë rast, nuk janë marrë tre të tjerët, janë lënë pas 4 ditësh. E premte, e shtunë, e dielë, e hënë sot, pas katër ditësh. Në një kohë që për 4 ditë mund të jetë burim..

Shefi i krimeve  E di ça ka ndikuar më tepër? Një rrjesht, që ka përcaktuar zotëria, që nuk dua ta ndjek.

Shefi i komisariatit  E ngjita lart dhe ai kishte një likoplast këtu dhe një likoplast këtu.

Gazetarja  O shefi! Kjo do të thotë që duhet të vijë i gjakosur, i vdekur që ju ta merrni..?!

Shefi i komisariatit Jo, i vdekur… Po tani, ti vjen herën e parë… Plus pastaj, ne nuk mund të besojmë ty verbërisht, kur ti vjen dhe thua, që ne kshu…,kam këtë pretendim. Ky tani e di shumë mirë, që ka marrë informacion në fshat mdonn dhe te lokali, nuk e ka gjuajtur njeri. Tani ti ke oreksin tënd ose nuk e di, kush të ka shtyrë.

Gazetarja  Ok! Unë kam oreksin tim, detyrimi ligjor i juaji është të shoqëroni edhe katër të tjerët.

Shefi i komisariatit  Nuk diskutohet ajo, i ka thirrur ky zotëria këtu.

Gazetarja  Pas katër ditësh..

Shefi i zonës  Jo! I kam thirrur dje e pardje, unë shkoj gjithmonë.

Gazetarja  Kanë ardhur në komisariat ata për të bërë…

Shefi i zonës  I kam bërë njoftim.

Në fund të bisedës, shefi i komisariatit pranoi që nuk janë shoqëruar personat e akuzuar për dhunë ndaj Lefter Pirjes, pasi ka përkuar me ditën e pushimit.

Për lajm-shqip:

Jorida Fataj

19.04.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Policia nxjerr me dhunë nga treni një emigrante shtatzënë, reagojnë…
  • Unioni i Gazetarëve Fier dënon dhunën ndaj Tv ‘Zjarr’
  • Dhunë psikologjike mes vëllezërve, në raportin dy kundër njërit
banorë të lagjes është dhunuar fizikisht nga katër persona Insiston se është dhunuar policit nuk ja ndjen për qytetarin Qytetari nga Kuçova 4 vite më parë
admin
Etiketime banorë të lagjes është dhunuar fizikisht nga katër persona Insiston se është dhunuar policit nuk ja ndjen për qytetarin Qytetari nga Kuçova
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

I divorcuar, me 4 fëmijë, ofron strehim falas në këmbim të seksit…

Pasardhëse

Rrokadë në kupolën e Policisë: Ja emrat që lëvizin

Të Ngjashme

Korçë arrestohen dy persona, u kapën të dehur në…

Korçë arrestohen dy persona, u kapën të dehur në…

admin 3 vite më parë
Tarifat për universitetet/ Ahmetaj:Tashmë bursat do të jepen nga bordi i administrimit

Tarifat për universitetet/ Ahmetaj:Tashmë bursat do të jepen nga bordi i administrimit

Visar Quni 3 vite më parë
Ngjarje e rëndë në Theth, bën sherr me gruan dhe vendos…

Ngjarje e rëndë në Theth, bën sherr me gruan dhe vendos…

Sara Mustafa 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com