Ditën e shtunë Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z mbërritën në Varshavë, Poloni, për të qenë pjesë e koncertit të organizuar në kuadër të turneut “On The Run II”. Gjithçka shkoi shumë mirë deri në momentin që po bëheshin gati për në skenë.
Video/ Incidenti epik në skenë: Beyonce mbetet e varur në shkallë
Në të vërtetët para koncertit kishte disa probleme teknike. Në një moment ylli botëror u gjend në një situatë të pakëndshme. Teksa po bëheshin provat për skenën fluturuese që do të improvizohej gjatë performancës, ajo nuk funksionoi dhe Beyonce ngeli e bllokuar.
Këngëtarja u gjend në siklet teksa rrotullohej sa në një anë në tjetrën. Eshtë dashur ndërhyrja e stafit teknik për ta ndihmuar që të zbriste nga shkallët fluturuese dhe të mos pësonte ndonjë lëndim.
Një fans i Beyonce-s e kuptoi menjëherë situatën në të cilën u gjend këngëtarja dhe e filmoi për të hedhur më pas në Youtube, por që tashmë rezulton se është fshirë.
Mirëpo tashmë ky moment është fiksuar dhe fotot e Beyonce-s teksa përpiqet të shpëtojë nga shkallët fluturuese, po bëjnë xhiron e rrjetit.
Kujtojmë që këtë turne këngëtarja po e shijon në maksimum. Beyonce gjatë gjithë kohës ajo është shfaqur e shoqëruar nga bashkëshorti dhe tre fëmijët e tyre.