Mbikëqyrësi i hotelit Yulianto, 47 vjeçar, ishte duke pritur në hollin e hotelit të tij në Indonezi. Ai kishte vërejtur se telefoni që kishte në xhep po i nxehej. Kur ai kishte tentuar ta nxjerrë atë nga xhepi, telefoni kishte eksploduar duke shkaktuar kështu shkëndija zjarri në të gjithë ambientin ku ishte.
Video/ I shpërthen celulari në xhep, dërgohet me urgjencë në spital 47-vjeçari
Pajisjet çdo herë e më shumë përdorin bateri kompakte liti-ion. Kështu që vështirë është që të gjejmë më bateritë e vjetra dhe të mira AA.
Por, para se gjithash kur këto bateri janë praktike, ndonjëherë vjen edhe deri te gabime. Ndonjëherë dëmtojnë vetëm pajisjet ku ndodhen. Por nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim serioz atëherë edhe njerëzit mund të pësojnë lëndime serioze, shkruan “Mirror”.
Ka pasur raste kur njerëzit kanë pësuar lëndime si rasti i fundit i një udhëtareje, të cilës në aeroplan i shpërthyen bateritë e dëgjuesve të pajisjes duke i shkaktuar lëndime serioze në fytyrë.
Mos të harrojmë se edhe vitin e kaluar e gjithë linja e telefonave më të ri Samsung Galaxy Note 7 ishte tërhequr për shkak të problemeve me bateritë. Këto nxehnin pajisjen tejmase duke shkaktuar edhe shpërthime.
Por, ky problem nuk është i lidhur vetëm me telefonat e Samsung, pasi edhe pajisjet tjera shfrytëzojnë të njëjtën teknologji të baterive.
Policia ka bërë të ditur se viktima ishte dërguar me urgjencë në spital ku ishte kuruar pas djegieve që kishte marrë në gjoks.
Mendohet se në momentin kur telefoni kishte marrë flakë, aty kanë qenë të aktivizuara WI-FI, Bluetooth dhe GPS gjë që ka mundur të qojë deri të nxehja e tepruar e tij.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
30.05.2018