Video/ I propozon gazetares live për martesë, por ja dhe disa propozime të tjera …
Keni në mendje të martoheni? Ajo ju ka folur pafund sesi miqtë e saj dhe të huajt, kanë bërë propozime fantastike, që e kanë lënë pa mend?
Filloni të mendoni dhe ju për një ide unike, pasi kjo do të jetë një nga ato historitë që do ta tregoni gjatë gjithë jetës, në mbrëmjet me miqtë, në restorante me të huajt, apo edhe në orët e gjata të qëndrimit në parukeri.
Midis ideve të mëposhtme zgjidhni propozimin ideal dhe shpresoni që të merrni përgjigjen pozitive.
Nëse e dashura juaj është një tip aventuror, propozimi juaj duhet të jetë i tillë. Nisni së bashku me të një gjueti thesari. Fillojeni me të dhëna të lehta në shtëpi. Vazhdojeni me mistere të vockla në pikat tuaja të preferuara të qytetit dhe në destinacionin e fundit gjeni thesarin e martesës suaj të ardhshme.
Nëse keni aftësi artistike dhe ju pëlqen të bëni gjëra të veçanta, përdorini mjetet tuaja për të bërë propozimin ideal. Për shembull, nëse jeni një skulptor krijoni një kuti apo vepër të veçantë arti, ku të futni unazën e martesës.
Krijoni skenën e ngjashme të filmit të saj të preferuar. Vishuni me veshjen e përshtatshme që i afrohet më së shumti protagonistit të filmit dhe lëreni shfaqen të fillojë. Për shembull mund të krijoni skenën e fundit të filmit të njohur ‘Pretty Woman”, merrni me qira një limuzinë dhe dilni një dritaren e saj të sipërme me një tufë lulesh, duke deklaruar dashurinë tuaj. Parkoni makinën tuaj përpara shtëpisë së saj dhe në bokset e mëdha vini këngën e saj të preferuar dhe bëni propozimin tuaj fantastik.
Isn't love grand? ? ? ?
Publiée par Cosmopolitan sur samedi 7 avril 2018
Video/ I propozon gazetares live për martesë, por ja dhe disa propozime të tjera …
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj