Spikerja e lajmeve të kanalit “MSNBC” ka shpërthyer në lot teksa ishte duke transmetuar live. Rachel Maddow nuk i ka përmbajtur dot lotët kur ka qenë duke lexuar lajmin se administrata e Donald Trump ka strehuar foshnjat dhe fëmijët e emigrantëve që janë ndarë nga prindërit dhe po mbahen të kyçur në disa kafaze në Texas.
Video/ Gazetarja nuk i mban dot lotët gjatë trasmetimit live, lexon lajmin për …
Epo gjithçka mund të ndodhë gjatë një trasmetimi live. Në fund të fundit edhe gazetarët e spikerët mund të përfshihen emocionalisht në kronikat e ndryshme që trasmetohen në një televizion.
Kështu ka ndodhur edhe me spikeren e mëposhtme, e cila gjatë trasmetimit të një kronike mbi fëmijët emigrantë, ajo nuk e ka mbajtur dot veten. Duke lexuar lajmin, por duke parë edhe pamjet që të thyejnë zemrën, gazetarja është prekur pa masë, duke e patur të pamundur të vazhdonte të fliste në lidhje me ngjarjen.
Ajo ka kërkuar falje publike pas mbarimit të edicionit informativ. Madje është shprehur se diçka të tillë nuk e kishte planifikuar kurrë.
Ky lajm e ka shqetësuar shumë moderatoren, e cila nuk ka mundur që të vazhdojë më me raportimin e lajmeve. Pas këtij incidenti, Rachel ka bërë një status në profilin e saj në Twitter, ku ka kërkuar falje publikisht për veprimin e saj, duke sqaruar se ajo nuk e kishte për qëllim që diçka e tillë të ndodhte.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
20.06.2018