Një pyetje provokuese iu ka bërë sot gazetarja e “Channel One” Sonila Musai, deputetëve të Parlamentit Shqiptar, duke vënë në provë njohuritë e tyre në futboll. Gazetarja e emisionit të drejtuar nga Roland Qafoku, i pyet në lidhje me rezultatin e ndeshjes Itali-Holandë por kjo është pyetje pakuptim. Kjo sepse këto dy skuadra nuk janë fare në botëror.
Video/ Erjon Braçe kap për faqe gazetaren: ‘Të fala …
Të paktë janë deputetët që ngatërrohen, pasi pjesa më e madhe e tyre duket se i ndjekin në mënyrë të rregullt ndeshjet dhe nuk gabojnë në përgjigje.
Ka spikatur përgjighja e deputetit Fatmir Mediu, ku i është përgjigjur pyetjes së gazetares me të qeshur. Ai ka thënë se midis Italisë dhe Hollandës fiton Lushnja. Ndërsa në minutën e 46-të të videos, i vjen radha Erjon Braçes për t’iu përgjigjur pyetjes. Shiheni në video përgjigjen që Braçe i jep gazetares, ndërkohë që ai hap makinën e parkuar.
Më intereante ishte përgjigja e Erion Braçes. Pasi gazetarja bëri pyetjen, deputeti Erjon Braçe, nuk nguroi të kapë prej faqeje gazetaren dhe t’i thotë “të fala Sandrit“, por harron që ajo nuk flet në emër të televizionit “Klan”, por C”hanel One”.
Intervista
Gazetarja: Sa mendoni se do dalë ndeshja Itali- Hollandë?
(Erjon Braçe e kap për faqe)
Gazetarja: Uaaa më ke kap për faqe.
Braçe: Ta kap faqen se…
Gazetarja: Se të dukem e vogël?
Braçe: Më dukesh më e rëndësishme se pyetja që bën. Thuaji Sandrit …
Gazetarja: Jo s’jam e Sandrit.
Braçe: Thuaj atij tjetrit që Italia dhe Hollanda s’janë fare në kampionat.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
22.06.2018