Një djalë 3 vjeçar mori të gjithë vëmendjen teksa nënës së tij po i propozohej nga i dashuri për fejesë. Në momentin kulminant Anter Owen ul pantallonat dhe nis të bëjë çiçin, si për ta përshëndetur zgjedhjen e nënës së tij.
Kevin Przytula iu ul në gjunjë të dashurës së tij Allyssa Anter, të shunën në Bay City, Michigan.
Ndërsa 33 vjeçari priste përgjigjen e së dashurës, Anter dukej se e kishte me ngut dhe nuk mund të priste dot.
Video/ E ëma merr propozim për fejesë, ja çfarë bën 3 vjeçari…
Në video shihet Allyssa duke i thënë ‘po’ me gëzim propozimit dhe çifti i lumtur përqafohet, pa qenë të vetëdijshëm se pas tyre Owen po urinonte.
Vajza 11-vjeçare e Pryztula, Kayleigh kap në video momentin për të qeshur.
Të sapo fejuarve iu desh disa sekonda që të vinin re atë që po bëntë djali pas tyre.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
15.05.2018