Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një burrë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar fëmijën e tij 18 muajsh. Epo kjo ngjarje nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. Të përdorësh fëmijën si shkop bejsbolli, është vërtet e frikshme dhe e paimagjinueshme.
Video/ Babai përdor fëmijën e mitur si mjet goditës për të dhunuar të …
27 vjeçari Techhoak Danny Lim, është kapur nga kamerat e sigurisë, teksa kishte përdorur fëmijën e tij të vogël si një shkop bejsbolli për të gjuajtur të dashurën e tij. Në fillim të sherrit, burri e ka flakur fëmijën në tokë. Pastaj e ka ngritur atë dhe në momentin që ka nisur debati i ashpër me gruan në fjalë, ai ka filluar t’i gjuajë asaj duke përdorur fëmijën si një mjet goditje.
Lim dhe gruaja shihen që shkojnë në drejtime të ndryshme, ndërkohë që fëmija i vogël është ngritur dhe ka vrapuar pas të atit. Sipas hetuesve, fëmija është trajtuar në spital pasi ka marrë disa plagë dhe iu kalua në kujdestari nënës së tij biologjike.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj