Një incident i rrallë, por dhe tragjik njëherësh, ndodhi në Indonezi, kur arkivoli që mbante një grua ra mbi të birin e të ndjerës duke i marrë jetën këtij të fundit. Viktima, 40-vjeçari Samen Kondorra, së bashku me disa njerëz të tjerë, po mbanin arkivolin duke e ngjitur në një kullë dërrasash, sipas një riti tradicional nderimi para varrimit. Por shkallët u shembën e arkivoli zuri poshtë disa të gjallë, mes tyre dhe të birin e të ndjerës.
Video/ Arkivoli i nënës vret të birin, incidenti i shokoi të gjithë …
Shumica prej nesh kur dëgjojmë për Indonezinë, gjëja e parë që na bie ndërmend është se ai është shteti me popullsi më të madhe myslimane. Mirëpo, në Indonezi ka edhe fise të tjera, me besime që mund të duken tepër të çuditshme për ne. Në fisin Toraja të vdekurit mbahen me muaj e vite në shtëpi, ndërkaq më pas varrimi i tyre nuk bëhet në dhe, por skeletet e tyre mund të shihen të ekspozuara në kodër të periferisë së fshatit.
Samen u varros pranë nënës Burte, një ditë më pas. Tragjedia e dyfishtë familjare, ka tronditur jo vetëm të pranishmit në ceremoninë mortore, por edhe gjithë qytetin, pas përhapjes së lajmit.
Incidenti shokues, ku nëna e vdekur “ka marrë me vete” edhe djalin e saj të vetëm, 40-vjeçarin Samen Kondorra.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
19.06.2018