VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Vlorë, shikoni se si fluturon makina
Të ngjashme mund të lexoni:
VIDEO
Publikohen pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Katër makina u përfshinë në ngjarje dhe një person u plagos rëndë.
Siç shikoni edhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën Transballkanike.
BMW-ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy Mercedes Benz.
Në këtë moment, në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi.
Fillimisht BMW u përplas me bordurën dhe doli nga rruga.
Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur.
Drejtuesi u dëmtua keq, por është jashtë rrezikut për jetën.
Për më tepër, shihni videon:
09.11.2017
Burimi: syri.net