Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë 6 persona. Ngjarja është shënuar në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit janë dërguar te Spitali Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
Video/ Aksident në rrugën Rinas-Kashar, palgosen rëndë gjashtë persona …
Dy makina janë përplasur në mënyrë të frikshme me njëra-tjetrën. Dëshmimtarët e ngjarjes, kanë parë tmerre me sy, siç janë shprehur edhe para mediave që kanë mbërritur të parat në vendngjarje. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, por një 23-vjeçare është në rrezik për jetën.
Njoftimi nga policia
“Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S.B., 29 vjeç, A.B., 28 vjeç, O.M., 23 vjeçe, R.M., 22 vjeç, G.V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).
Shtetësia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën”.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
23.06.2018