Victoria Beckham mirëpret në shtëpi djalin e saj të madh Brooklyn Beckham me verë 2500 paund. 43-vjeçarja ka festuar rikthimin e të birit 18-vjeçar në Londër nga New York-u. Ku prej verës së këtij viti ai po ndjek studimet.
Të ngjashme mund të lexoni:
Sipas Daily Mail ish-këngëtarja e “Spice Girl” ka llastuar veten dhe të birin me verë.
Kostoja e së cilës në shitje shkon 2500 paund një shishe.
Në llogarinë personale në ‘Instagram’ ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku dallohet vera e shtrenjtë në duart e Brooklyn.
“Screaming Eagle” është një markë vere kaliforniane nga lugina e Nap-ës. Çmimi i së cilës varet nga viti i prodhimit. Sipas studiuesve të verërave, në këtë rast bëhet fjalë për një prodhim të vitit 1992. Victoria tregoi edhe njëherë sa e lidhur është me familjen e saj dhe veçanërisht me të birin tashmë student, bashkimin me të cilin e kthen gjithmonë në një festë familjare.
20.12.2017