Vetingu, si “sitë” morale dhe profesionale për gazetarët. Nuk e di nëse është i vërtetë lajmi? Ky, se një numër gazetarësh dhe persona të tjerë publikë kanë përfituar nga një fond special grek. Ky do të ishte një skandal. Ai nuk mund të kalohet sipas parimit “skandali i ri bën, të harrojmë të vjetrin”.
Vetingu, si ‘sitë’ morale dhe profesionale për gazetarët
Ndoshta ky rast duhet të çojë në një VETING, edhe për njerëzit e medias. Nëse ndodh që të kontrollohen pasuritë e tyre, privilegjet etj, do të shihni një dukuri. Ndoshta nuk e dini. Shumë pak prej tyre do të mund të justifikojnë gjithçka ata kanë siguruar nëpërmjet medias.
Një hetim i pavarur do të nxirrte, nëse këto parà janë “të pastra”, apo vijnë si pasojë e shërbimeve ndaj politikës e biznesit. Madje, edhe ndaj krimit apo edhe qarqeve antishqiptare.
Në fakt, “përfolje” të tilla nuk janë një e re në tregun mediatik. Kohë pas kohe, opinioni publik dhe ai mediatik ka vluar këto 25 vitet e fundit. Kjo, nga “thashetheme” me protagonistë gazetarë, apo njerëz të medias, të cilët e kanë kthyer profesionin apo tribunën mediatike në një mjet të pamoralshëm.
Ky, i përfitimit të të ardhurave financiare apo të tjerave përfitime. Kjo histori ka nisur qysh në kohën, kur disa media ushqeheshin me fonde dhe lidhje të dyshimta me ambasadat e huaja. Fillimisht nga 1992-1997. Vazhdoi me kohën e Piramidave financiare, 1994-1997, ato ushqenin media e gazetarë, që nxisnin njerëzit të fusnin kursimet aty.
Më pas kemi qeveritë, që njëra pas tjetrës, qerasnin gazetarë. Madje, edhe pronarë me fonde publike, tendera etj. Nëse do të realizohet VETINGU, shumë gazetarë nuk do ta kalojnë pragun e ndershmerisë morale dhe profesionale, fatkeqësisht.

Për Lajm-shqip
Arben Vata