Vetëm 1 përqind e njerëzve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale!
Pabarazia mes shtresave shoqërore është thelluar ndjeshëm.
Një raport i ri ka dalë në një konkluzion se 1 përqind e popullsisë kontrollojnë gjysmën e pasurisë së planetit.
Studimi zbuloi se super të pasurit kanë përfituar ndjeshëm nga kriza globale financiare e nisur nga viti 2008.
Sipas raportit, një përqind e të pasurve tani kanë një vlerë prej 106 trilionë dollarësh. Kjo shumë përbën rreth 8 herë më shumë se sa ekonomia amerikane.
Ndërkohë, 10 përqind e njerëzve të pasur zotërojnë 87,8 përqind të pasurisë globale.
“Që prej vitit 2008, 1% e të pasurve kanë rritur të ardhurat e tyre ndjeshëm duke kaluar edhe nivelet e vitit 2000 dhe kemi ende rritje të pasurisë së tyre”, thotë raporti.
Burimi: Top Channel
15.11.2017