Vetëhelmohet me fostoksinë 23- vjeçarja nga Librazhdi. Një 23 vjecare është vetëhelmuar me fostoksinë në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Mësohet se E.G., 23 vjec, me banim në fshatin Dragostunjë, ka gëlltitur helmin për përdorim bujqësor, fostoksinë.
Vetëhelmohet me fostoksinë 23- vjeçarja nga Librazhdi
Ngjarja ka ndohur një ditë më parë në shtëpinë e saj. Fshehurazi familjarëve, vajza ka pirë helmin. Në pak minuta i ka rënë të fikët dhe simptoma shkume nga goja. Në këtë gjendje është diktuar nga prindërt, të cilët e kanë nisur në spital me urgjencë. Mjekët kanë ndërhyrë shpejt dhe 23 vjecarja i është larguar vdekjes.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi
01.06.2018