Një 53 vjeçar nga Berati nuk i është bindur urdhërit të policit të zonës. Ai ka përdorur vetëgjyqësinë ndaj komshies së tij. Informacioni zyrtar vjen nga Komisariati i Policisë Berat.
Nuk i bindet policisë së rendit, vetëgjyqësi ndaj komshies
Sipas këtij të fundit , më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat. Këto, për shtetasin N. S., vjeç 53, banues në Berat. Shkaku, pasi ka ushtruar vetëgjyqësi ndaj komshies, Sh. S., vjeçe 52. Madje , ai, edhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Kësisojë , ai duhet t’i ndështrohet vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Akuza ndaj tij bazohet në Nenet 242 e 277 të Kodit Penal.
Alfrida Danushi
03.08.2018