Vërshimi i Vjosës, 3 persona mbetën të bllokuar në Fier, shpëtohen nga policia
Pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, situata në zonat e prekura nga përmbytjet paraqitet problematike.
Vërshimi i Vjosës
Për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosa, është përmbytur nga uji aksi rrugor Levan-Tepelenë.
Niveli i ujërave në rrugë mësohet se ka arritur deri në 20 centimetra.
Problematike situata paraqitet edhe në gjithë rrethin e Fierit.
Tre persona kanë bërë apel për ndihmë, pasi ndodhen të bllokuar në fshatin Ferras të Fierit.
Shërbimet e Policisë së DVP Fier, në bashkëpunim me repartin special “Delta”, bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e familjes me tre persona në fshatin Ferras.
Ata ishin në rrezik për jetën, si pasojë e prujeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre.
04.12.2017