Vendimi që do të marrë Rama për protestën sot…
Edi Rama ka lajmëruar se do të dalë sot në orën 19:00 të flasë në media për protestën dhe taksën në rrugën e Kombit.
Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij në Facebook në lidhje me këtë dalje publike:
“Sot në 19.00 komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit”.
Vendimi që do të marrë Rama në lidhje me protestën e sotme…
Ndërsa më parë ai u shpreh se protestuesit do të dënohen nga ligji për dhunën e tyre barbare.
“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin!”.
Qindra qytetarë dolën të protestojnë në mënyrë të dhunshme ditën e sotme.
Disa prej tyre së bashku me një komisar policie, Adem Vishën mbetën të plagosur.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
31.03.2018