Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim vendimin për 3 të akuzuarit e ‘Masakrës së Coles’ në Vlorë.
Të ngjashme mund të lexoni:
Gjykata Kushtetuese ndryshon vendimin e Gjykatës së Lartë.
Ngjarja ka ndodhur më 7 prill 2015, ku u vranë tre persona.
Pas kërkesës së 3 të akuzuarve, Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e tyre.
Në këtë mënyrë shfuqizoi vendimin e 23 shkurtit të Gjykatës së Lartë e cila la në burg 3 të pandehurit.
Gjykata Kushtetuese kërkon të dërgohet për rishqyrtim dosja në Gjykatën e Lartë.
Kujtojme se Gjykata ka dhënë nga 35 vite burgim për Bertil Aliaj dhe Ani Begaj, ndërsa Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm.
Për Aliajn dhe Begajn dënimi u shkurtua.
Në këtë datë nga filmimet ka rezultuar se shtetasit Ardi (Feridian) Velaj dhe Haki Rakipi (Akil Hasanaj) janë ulur në verandën e lokalit “A…” përballë njëri-tjetrit duke biseduar.
Më pas është fiksuar automjeti “BMW” me ngjyrë bezhë.
Automjeti po kalonte përballë lokalit, dhe shtetasit Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj janë futur në verandën e lokalit “A…” në hyrjen e dytë.
Nisur nga të dhënat e përftuara nga këqyrja e vendit të ngjarjes, pamjet filmike,
i pandehuri Aleksandër Llanaj ka ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi (Akil Hasanaj) dhe Ardi (Feridian) Velaj.
Më pas i ka goditur me armë zjarri.
Fillimisht është goditur një herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit Ardi Velaj (Dushi).
Pranë tij është pistoleta me numër 152175 teknikisht e rregullt, që nuk ka realizuar asnjë qitje, referuar gëzhojave të fiksuara në vendngjarje.
Pra, është provuar plotësisht se shtetasit Ardi Velaj dhe Haki Rakipi ishin të papërgatitur për sulmin e të pandehurve Aleksandër Llanaj dhe Albi Limaj.
Ata u gjendën në befasi nga goditjet me armë zjarri.
Viktima Ardi Velaj është gjetur me cigare në buzë, raporton syri.net.
Ky fakt krijon bindjen e brendshme se kanë qenë të pandehurit që kanë qëlluar mbi viktimat.
Vrasja është kryer pas 11 sekondash, nga momenti i hyrjes së të pandehurit Aleksandër Llanaj dhe shtetasit Albi Limaj në lokal.
www.lajm-shqip.com