Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar mesazhet e Saimir Tahirit pas seancës së Kuvendit javën e kaluar. Veliaj thotë se Tahiri duhet të provojë pafajsinë e tij, para se të gjejë atë ‘Birin e kurvës’!
Veliaj: Tahiri le të provojë pafajsinë e tij, para se të gjejë atë ‘Birin e kurvës’!
I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Veliaj tha se nuk sheh lajme, ndërsa shtoi se detyrë e ish-ministrit është të provojë të drejtën e vet. Ja si i cilësoi mesazhet e koduara të Tahirit, Erion Veliaj, duke i’u përgjigjur Ilir Babaramos:

Nuk i kam ndjekur edicionet informative. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare. Dëgjova se Tahiri tha që, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua…Por nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore se nuk trembem.. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?
Ndërsa Babaramo e ka pyetur më pas Veliajn se, duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?, ndërsa ai i’u përgjigj se:
Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Pastaj le të gjejë atë ‘birin e kurvës’ që ja ka futur. Megjithatë, duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Të provojë të vërtetën e vet. Gjithsesi, në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie. PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për problem me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces. Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik.
Me këtë përgjigje i ka dhënë fund rëfimit të tij, pë këtë çështje Erion Veliaj.
Për Lajm-Shqip
Leonard Xhelili