“Vdes” sipas mediave, një tjetër këngëtar… Reagon vajza e tij!
Pak javë më parë u përhap me shpejtësi një lajm i rremë se Sabri Fejzullahu kishte ndërruar jetë. Paçka se këngëtari ishte dhe është shëndoshë e mirë.
Pas Sabriut, një tjetër këngëtar shqiptar “vdes”, sipas portaleve.
Bëhet fjalë për këngëtarin Sinan Vllasaliu. Lajmi i cili ka shqetësuar familjarët e tij dhe miqtë, është bërë publik pak më parë. Por, fatmirësisht ai është mirë me shëndet. Pra, kemi të bëjmë me një tjetër keq-informim të medias.
Të ngjashme mund të lexoni:
Ka qenë vajza e Sinanit që ka postuar një foto nga mesazhi që i ka dërguar të atit në “Viber”. Aty shihet një lajm me titull “Vdes i madhi Sinan Vllasaliu”, raporton CityNews.al. “Ishalla Zoti më çon në xhenet hyhy”, shkruan këngëtari ndërsa vajzat e tij ka lënë një mbishkrim zhgënjyes “Eh portalet…”.
24.11.2017