Vdes në udhëtim durrsaku, në traget mungon ndihma e shpejtë … Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një person ka ndërruar jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës.
Isa Koni, 58-vjeçari nga Maminasi është ndierë keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë. Brenda pak minutash ka ndërruar jetë.
Vdes në udhëtim durrsaku, në traget mungon ndihma e shpejtë …

Pasagjerët thonë se 58-vjeçarit nuk i është dhënë ndihma e parë. Po sipas udhëtarëve nuk kishte një staf mjekësor në traget. Kjo përbën një precedent për t’u ndjekur penalisht pronari i tragetit apo firmës në fjalë.
Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 58-vjeçarit. Fatkeqësisht ai mbërriti në Durrës i pajetë.
Vladimir Muçaj
03.08.2018