Vdes doktori, infektohet nga pacienti me grip derri…
Ndërsa pacienti ka shpëtuar, doktori, që merrej me kurimin e tij, ka vdekur.
Një ngjarje trishtuese, por ka ndodhur në jetën reale të ditëve të fundit.
Një mjek 45 vjeçar, ka vdekur nga gripi i derrit. Ngjarja e trishtë raportohet nga mediat kosovare.
Sipas tyre, mjeku Ramadan Jashari, është ndarë nga jeta.
Ai banonte në Pogragjë dhe shërbente në spitalin e Gjilanit.
Vdekjen e tij e konfirmon vetë drejtori i spitalit, Nysret Hajrullahu. – “Ramadan Jashari, një teknik medicinal shumë i zoti, i afërt, i dashur për kolektivin.
Ka humbur betejën me sëmundjen e gripit të derrave këtë të diele.
Ishte i shtruar në spitalin e Prishtinës”, ka thënë drejtori Hajrullahu.
Doktori ishte duke kuruar një pacient, që ishte i infektuar po nga gripi i derrit.
Alfrida Danushi
12.02.2019