Raporti Evropian i Drogave 2017 tregon se Estonia është vendi me numrin më të madh të vdekjeve të shkaktuara nga drogat, për milion banorë në Evropë. Shqipëria paraqitet si vendi me normën më të ulët të vdekjeve në Ballkan.
Në 103, 82 mbi mesataren e BE-së, Suedia vjen afër me 100 vdekje. Në anën tjetër të shkallës, Portugalia, ku droga u dekriminalizua në vitin 2001, kishte vetëm 6 për 1 milion njerëz.
Sipas raportit, prevalenca e vdekjeve të shkaktuara nga drogat, në vendin tonë është në nivele më të ulëta.
Shqipëria ka një normë më pak se 10 për 1 milion banorë të vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i drogave.
Në të njëjtin grup duket se futen statistikisht edhe Italia, Spanja, Greqia, dhe një pjesë e madhe e vendeve të Europës Lindore.
Vdekshmëria nga droga: Shqipëria është vendi me normën më të ulët në Ballkan
Në Ballkan, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina kanë një normë më të lartë, ata përfshihen në grupin e dytë.
Përkatësisht 10-30 vdekje për 1 milion banorë shkaktohen nga përdorimi i drogave në këto shtete.
Në Europë, shtetet me normë më të ulët të humbjes së jetës nga ky shkak, janë Portugalia, Italia dhe Franca, shkruan opinion.al.
Raporti thekson se shpenzimet publike për përgjigjet ndaj problemit të drogës janë vetëm pjesë e kostos që përballet shoqëria në lidhje me drogën e paligjshme.
Për këtë mund të shtohen shpenzimet që përballon individi, të tilla si kontributet private në kujdesin mjekësor, dhe kosto të jashtme, të tilla si humbjet e produktivitetit dhe shpenzimet financiare për shkak të vdekjeve të parakohshme, shpenzimet për sëmundjet të lidhura për përdorimin e drogës etj.
Në vendet evropiane për të cilat flasin të dhënat, raporti thekson se kostoja sociale e drogave të paligjshme vlerësohet të jetë midis 0.1%dhe 2% të PBB-së.
24.01.2018