Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»39  vjet nga mbytja tragjike e 7 aksionistëve në Spathar të Librazhdit
tragjike
39  vjet nga mbytja tragjike e 7 aksionistëve në Spathar të Librazhdit

39  vjet nga mbytja tragjike e 7 aksionistëve në Spathar të Librazhdit

4 vite më parë Komento

39 vjet të shkuara nga vdekja tragjike e shtatë të rinjëve në rrethin e Librazhdit.

Fatkeqsisht, do të mbetej si ngjarje vetëm brenda jehonës së grykës së Shkumbinit. Propaganda e kohës gati do të heshtte!

A thua, sikur të mos ishin jetë njerëzish, që valët e lumit i degdisën deri afër fshatrave të Peqinit.

Ishte koha, kur të rinjtë, të thirrur “vullnetar”, kishin mbushur pothuajse çdo monopat e mal.

Një panoramë e tillë “entusiazte” do të përjetohej në mesjanarin e acartë të tridhjetë e nëntë  viteve më parë , më 1979.

“Skleroza” e harresës ka bërë të sajën.

tragjike
Fshati Spathar

Vetëm ata, që e vajtuan këtë mort e që e vuajnë ende dhe sot, nuk kërkojnë as “fletë-nderi” e as “kompesim”.

Ata thjesht meritojnë  respekt përkujtimor,  si për shumkënd, që ka dhënë jetën për lirinë e begatinë e kësaj toke . . .

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Lajm-Shqip/ Përtej një lajmi të lakuar, mbrojtja e të drejtës për informim

  • Vlorë: Policia kap të riun me mina dhe drogë në shtëpi

Vdekja tragjike e aksionerëve në Librazhd, ende në harresë.

15 Janari 1979. Një muaj i acartë,  ku temperaturat  shënonin minus  10 gradë. Shkumbini ishte i rrëmbyer.

Aksioni i 150 të rinjëve të fshatrave të këtij rrethi do të taraconte brigjet e luginës së Shkumbinit, përgjatë shtrirjes së fshatit Spathar.

Kapanoni i fjetjes për aksionistët do të ngrihej përgjatë shtrirjes së fshatit Spathar.

Kalimi në anën tjetër të  lumit për të shkuar në punë, bëhej nëpërmjet një ure me tela.

tragjike
Një nga urat pasarelë të asaj kohe

 

Ky ishte  vendkalim, jo vetëm për vullnetarët, por për të gjithë banorët ë zones. Në urën pasarelë aksionistët kalonin grupe-grupe.

Një,  ndër grupet me 15 veta do të kishte fatin tragjik.

Litarët e ndryshkur prej hekuri të urës do të këputeshin në mes.

Mbi ujë do të binin bashkë me veglat e punës në krah,  plot 15 të rinj aksionistë.

Vetëm britmat e të rinjëve në momentin e rënies dhe lufta për mbijetesë mbi valë do të ishte “alarmi” i vetëm tronditës.

Në pak minuta thirrjet e tyre për ndihmë u shuan mes valëve të acarta.  Imazhet e tyre  dukeshin sikur fluturonin mbi dallgë.

U hodh kush u hodh e shpëtoi kush shpëtoi. Fati  deshi,  që gjysma e grupit  të shpëtonte.

Gjysma tjetër … u tret mes egërsisë së ujrave gjysëm të ngrira të lumit të Shkumbinit.

U deshën muaj  angazhime  për kërkimin e  trupave, të mbytur.  I fundit u gjet rastëshisht afër Labinotit të Elbasanit.

Ndërsa sot, pas 39 vjetëve harresë, të paktën u kujtuan dy njerëz  për ata që ranë në moshën më të re.

Nëntë vjet më parë ish-kryetarët e Komunave  Qendër dhe Stravaj, Firdus Kurti e  Ardian Zeneli propozuan  ngritjen e një memoriali kushtuar jetës së këtyre  të rinjëve.

 

Emrat e atyre që  humbën në  rrjedhat e lumit Shkumbin:

1- Flutura Allushi 16 vjec nga Dorëzi. Gjetur pas 32  ditësh në Labinot.

Pas një jave në vendin e saj vajti i vëlla në aksion,26 vjeçari, Gani Allushi.

2- Bule Përrenja, Babje

3- Mereme Brahja, Dorëz

4- Fatime Guga,  Lunik

5-Naim Elezi, Stravaj

6- Refie Ceni,  Bërzeshtë.

7-Ruzhdie  Çerri,  Farret

Flet Gani Allushit,  i cili ka zëvendësuar motrën e tij të mbytur

tragjike
Gani Allushi

Unë  nuk e harroj atë ditë. Nuk na treguan asgjë për ngjarjen.

Më pas më futën në një makinë tip “xhip” nga ato të degës së Brendëshme dhe na nisën.

As babi nuk e dinte dhe më pas më dërgun menjëherë në aksion për taracimin e luginës së Shkumbinit në Spathar.

Ka qënë  15 janar kur u mbyt motra. Mua më morën në aksion më datën 17 Janar. 

Dhe që nga ajo kohë  asnjë nuk është kujtuar për këta të rinj që kanë humbur jetën.

 

 Një  ish-zyrtar i kohës:

Nuk e di se si u kalua në harresë  kjo tragjedi dhe nuk doli asnjëri përgjegjës.

Këta djem e vajza adoleshente u mbyten sikur të mos ishin asgjë. Librazhdi në atë kohë ka mbajtur  dy herë zi.

Një herë për  vrasjen e dy poetëve, Blloshmi dhe Leka si dhe një herë për atë të mbytjes së  shtatë aksionistëve.

Ishte një ditë shumë e ftohtë me një dimër të egër. Aksionistët sapo po ktheheshin nga puna.

Kishte përfunduar  toga e parë dhe po futej në urën pasarele toga e dytë.

Është këputur  njëra nga kavot dhe 15 aksionistë ranë në lumë. Të gjithë të rinj.

Atë ditë ka qenë njëra nga tragjeditë më të mëdha, që e mban mend gjithë Librazhdi.

Sado u bënë përpjekje për  shpëtimin e  disa prej  tyre , dallgët dhe furia e lumit ishte e papërballueshme.

Për lajm-shqip

Alfrida Danushi

17.01.2018

aksionere librazhd mbytje vdekje 4 vite më parë
admin
Etiketime aksionere librazhd mbytje vdekje
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Nis debati në komision për kryeprokuroren, PS mbron Arta Markun…

Pasardhëse

Diskutime rreth menopauzës, ende sekret për të ruajtur vendin e punës

Të Ngjashme

Këngëtarja e njohur gjendet e vdekur në një hotel…

Këngëtarja e njohur gjendet e vdekur në një hotel…

Elda Bani 4 vite më parë
Aktorja e njohur shqiptare për martesën: është një budallallëk…

Aktorja e njohur shqiptare për martesën: është një budallallëk…

admin 3 vite më parë
Berat/ Një vetëvarje misterioze dhe një vdekje enigmatike…

Berat/ Një vetëvarje misterioze dhe një vdekje enigmatike…

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com