Menjëherë pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e 27-vjeçari, reagon nëna. Mimoza Ftoji, nëna e Enea Ftojit i cili ndërroi jetë në komisariatin e Korcës ka kërkuar drejtësi.
Vdekja e Enea Ftojit, nëna ka kërkuar drejtësi: do zhvarros trupin e djalit
Ajo ka theksuar se djali i saj vdiq për shkak të dhunës të ushtruar nga policia. Ndërsa ka pohuar se 27-vjecari u dhunua barbarisht cka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Teska kërkon riekspertim të trupit , 55-vjeçarja thotë se ekspertët duhet të jenë të huaj. Pasi ekspertiza shqiptare ka manipuluar të vërtetën. “Është ushtruar shumë dhune ndaj djalit, në krah, këmbë, fytyrë. Unë do ta kërkoj të drejtën e tij. Kërkoj ta zhvarrosin trupin. Dua eksperte nga jashtë që të bëjë ekspertizën përsëri. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. E takova në paraburgim. Nusja hyri nga dritarja dhe Enea na tha që po e rrihnin. Policia të hape kamerat. Do bëj vetegjyqësi nëse nuk zbulohet e vërteta.” Këto kanë qënë fjalët e nënës e cila mes lotësh vuan me dhimbje humbjen e djalit.
Ledjona Xheladinaj
21.06.2018