Protesta e studentëve duket sikur nuk do të ndalet krahas tyre as kërkesat që ata kanë ndaj Ministrisë së Arsimit.
Dita e sotme ka vazhduar me grevë për studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Auditorët e tyre janë boshatisur dhe pa pasur një afat kohorë kthimi.
Kësaj të hëne ata i kanë drejtuar rektoratit të këtij universiteti edhe dy kërkesa të tjera.
Kërkesa e parë ka të bëjë me uljen e pikëve të kreditëve, për kalimin nga viti i dytë në të tretin, nga 30 në 25 pikë.
Ndërsa kërkesa e dytë ka të bëjë me shkarkimin e këshillit studentor.
Për arsyje se ky këshillë nuk ka përcjell dhe nuk ka qenë në mbështetje të kauzës studentore.
Studentët e Shkodrës janë të vendosur të vijojnë bojkotin për aq kohë sa qeveria tregohet indiferente.
Visar Quni
14.01.2019