Rezistenca e studenteve kundër tarifës së shkollës dhe përmirësimit të kushteve nëpër universitete ka vazhduar edhe në fillim të këtij viti të ri.
Gjatë ditës së sotme situata ka precipituar në një tjetër nivel.
Studentët kanë tentuar të nxjerrin bankat dhe karriget jashtë univeristetit. Por kjo veprimtari ka gjetur përballjen me rojet e universitetve, çka ka bërë të mundur ardhjen e menjëhershme të forcave të policisë.Në Universitetin Politkenik të Tiranës ka pasur një përplasje të ashpër verbale midis rojeve dhe studentëve.
Këta të fundit akuzojnë dekanin e këtij universiteti për krijimin e një situate të tillë.
Edhe gjatë ditës së sotme studentët u shprehen se protestat e tyre do të jenë të përqëndruara përpara kryeministrisë dhe kauza e tyre do të vazhdojë deri në fund, në arritjen e objektivave të tyre.
Këto objektiva, ata ia kanë bërë të ditura kryeministrit të vendit muaj më parë.
Visar Quni
09.01.2019