Miqësia mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mertirit pati për pak kohë një krisje. Ata janë miq prej shumë vitesh, miqësinë e tyre e mbajmë mend që në daljet e para televizive të të dy personazheve. Megjithatë si në çdo marrëdhënie që zgjat gjatë, edhe mes tyre pati një moment ftohjeje.
Fotografi dhe moderatorja e njohur nuk kanë folur me njëri-tjetrin për disa kohë.
Miqësia mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mertirit vazhdon. Ato kanë postuar foto së bashku nga Spanja.
Kjo u vu re për shkak se ata nuk postonin më foto së bashku ndryshe nga më parë, nuk shfaqeshin më në publik të dy. I pyetur nga media Endriti e ka pranuar që mes tyre ka patur një moment të tillë ngërçi.
Pas pak muajsh duket se raporti mes tyre është kthyer atje ku ka qenë. Ata janë shfaqur në disa foto së bashku, duke kaluar momente gazmore në këto ditë të nxehta në Spanjë.
Krahas fotove që Aurela ka postuar në “Instagram” ka shkruar:
“Vëllai im simpatik”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
23.04.2018