Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KULTURE»Vatra Kulturore Ndroq, aktivitet për 100 vjet pavarësi
Vatra Kulturore Ndroq, aktivitet për 100 vjet pavarësi

Vatra Kulturore Ndroq, aktivitet për 100 vjet pavarësi

9 vite më parë Komento

Ndroqi, një flakadan në 13 kalatë e Tiranës

Nertil Agalliu

Nuk mund të mungonte në këtë 100-vjetor të pavarësisë vetë guri i themelit të këtij shteti. Pikërisht ato që tregojnë historinë e Shqipërisë, ato që tregojnë fortësinë e shtetit shqiptar, aty ku u luftua dhe aty ku nisi të formësohej shteti shqiptar. Janë pikërisht kalatë, të cilat në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar tregojnë një pjesëz të vendit tonë. Ato që shkruan historinë dhe që i dhanë një tjetër fytyrë vendit tonë, pikërisht në ato ku u ngrit krenar flamuri me shqiponjën dykrenare sollën edhe atë që ne sot mund të festojmë me krenari 100 vjet pavarësi. E ku mund të shpalosej më mirë kjo pavarësi se në kalanë e Ndroqit. Dhe pikërisht me këtë festë të madhe shqiptare për të treguar një pjesëz të historisë së kombit Vatra Kulturore Ndroq organizoi aktivitetin ‘Flaka që bashkon historinë”. Kjo flakë u ndez në kalanë e Ndroqit për të kaluar më pas në shenjë simbolike në kalatë e tjera historike si në Prezë, Krujë, Dajt, Petrelë, Kepi i Rodonit, Durrës, Vilbashtovë etj., si për të sjellë edhe një herë në vëmendje formimin e shtetit shqiptar.

Por i gjithë ky aktivitet ka një përkujdesje mjaft të madhe dhe nga presidenti i Vatrës Artistike Kulturore Ndroq, z. Ylli Ndroqi.  Historia e lashtë e mureve të kalave të kësaj zone, ka ardhur ndryshe në një spektakël madhështor edhe në mbështetjen e Bashkisë Tiranë- Durrës – Krujë – Kavajë – Fushë-Krujë, si dhe të komunave të kryeqytetit dhe Durrësit. Historia e 13 kalave të Qarkut Tiranë dhe Durrës është shfaqur përpara qindra të pranishmeve, por edhe të ftuarve të shumtë. Por si vetë ky aktivitet madhështor nuk mund të mungonin pikërisht ata që janë pjesë e këtij shteti, ata që dikur kanë dhënë kontributin e tyre për këtë shtet të Ballkanit. Pikërisht në kalanë shekullore të Ndroqit nuk mund të mungonin personalitete të njohura të politikës, artit dhe kulturës. Gjithashtu, pjesëmarrës kanë qenë edhe ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wolfarth, si dhe ambasadori italian, Massimo Gaiani, të cilët kanë përshëndetur këtë eveniment historik të Qarkut Tiranë dhe Durrës. Përveç prezantimit të kalave, i cili erdhi më së miri si një promovim turistik për Shqipërinë, nuk kanë munguar këngët dhe vallet folklorike të zonës së Tiranës dhe Durrësit, interpretuar nga ansamblet përkatëse të këtyre qyteteve duke shpalosur edhe një herë vlerat e këtyre kërcimeve. Ky eveniment me përmasa kaq të mëdha organizohet për herë të parë dhe në një pikë të vetme në kalanë e Ndroqit bashkohen të gjithë në një flakë të vetme të fortë e të fuqishme. Por në këtë kurorë të 100-vjetorit dhe të këtij evenimenti nuk mund të mos jenë edhe ata me të cilët identifikohet vendit ynë, si aktorët të njohur ku nuk mund të mungonte interpretimi i Artistit të Popullit, Reshat Arbana, apo edhe zërat e këngëtarëve të njohur si Artiola Toska, Flor Mumajezi dhe Greta Koçi, të cilët kanë performuar në skenën madhështore të Ndroqit. Të pranishëm kanë qenë edhe Aldo Bumçi, ministër i Kulturës, Neritan Ceka, këshilltar i Kryeministrit, kreu i Qarkut të Tiranës, Tasim Mema, si dhe qytetarë të shumtë të zonës së Ndroqit, por edhe nga të gjitha komunat dhe bashkitë e Qarkut Tiranë dhe Durrës. Ylli Ndroqi, Presidenti i Nderit i Vatrës Kulturore u shpreh se ky aktivitet përkon me 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, “Në këtë vit historik dhe jubilar për vendin tonë, sot ne promovojmë së bashku lashtësinë dhe bukuritë e Tiranës dhe Durrësit, ku 13 kalatë e këtij qarku janë vlera e vërtetë e jo vetëm e Qarkut Tiranë dhe Durrës, por e të gjithë Shqipërisë. Ne sot, krenohemi që këto vlera i promovojmë së bashku në zhvillimin e turizmit në vend, Tirana ka potencialet e saj, ku vizitorët duhen të jenë edhe me shumë, për të parë nga afër historinë tonë nëpërmjet gurëve të lashtësisë.

Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë, z. Ndroqi ka nisur një projekt, i cili do të vijë në jetë së shpejti për të treguar edhe një herë dhe për të nxjerrë në pah të gjitha vlerat historike të kalasë së Ndroqit të cilat fatkeqësisht janë të mbuluara nga pluhuri i harresës. Ky projekt konsiston në rindërtimin e kësaj kalaje shekullore duke e kthyer atë në një qendër turistike të promovimit të vlerave të lashtësisë së kësaj kalaje të ndërthurur me ide të reja dhe pse jo tek-tuk edhe moderne. E duke i dhënë pikërisht kësaj zone të Tiranës, përveç vlerës historike të padiskutueshme dhe një tjetër vëmendje, atë të syve kureshtarë të turistëve të huaj që do të kenë mundësi ta vizitojnë atë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë Krujë dhe Fushë-Krujë, por edhe Kavajë, si dhe kryetarët e komunave të Qarkut Tiranë dhe Durrës, por edhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, si dhe ambasadori italian, Massimo Gaiani, vlerësuan nismën dhe promovimin e vlerave historike në funksion të inkurajimit të turizmit historik e kulturor të zonës. Spektakli madhështor zgjati për rreth tri orë, në të cilin u mblodhën qindra qytetarë nga Qarku i Tiranës, Durrësit dhe zona të tjera.

22.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

kulture 9 vite më parë
admin
Etiketime kulture
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Përfundon beteja mes talebanëve dhe forcave qeveritare në Kabul

Pasardhëse

Franca, Riberi e Nasri, gati për çerekfinalen

Të Ngjashme

Trendi i ri për t’u martuar …

admin 8 vite më parë

Beqar në moshën mbi 40-vjeç? Rrezikoni…

admin 8 vite më parë

Nis “Festivali i Filmit Ballkanik …

admin 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com