Me votat e mazhorancës byroja politike vendosi të votonte kundër kërkesës së LSI-së për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga Kuvendi, pas deklaratave të një jave më parë.
Për këtë shkak kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili është nervozuar së tepërmi dhe ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, si një person që e ka humbur të drejtën morale.
Sipas Vasilit parlamentarizmi vdiq dje.
Ndërsa sa i takon Ramës, ai është i revoltuar për shkak se kryeministri me arrogancë e ka krahasuar popullin shqiptar me organet gjenitale.
Një javë më parë, duke iu referuar protestave Rama u shpreh se populli është si puna e asaj poezisë:
“Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokëulur s’të përgjigjet dot”.

Më tej, me një gjuhë të ashpër Vasili e ka quajtur Ramën bastard.
“Jemi në një moment shumë të vështirë sa i takon varrosjes përfundimtare të parlamentarizmit në Shqipëri. Populli është përballur me një përcaktim poshtërues për herë të parë në historinë e gjithë Shqipërisë. Një kryeministër që ka krahasuar popullin e tij me organet gjenitale të mashkullit, një personazh i tillë, një bastard i tillë nuk mund të shfaqet në Shqipëri.
Ca të tjerë më bastardë se ai e kanë mbrojtur dje, kanë folur për një të ashtëquajtur poezi. Dhe po dje këta bastardë kanë miratuar një kod etike, çfarë kodi etike mund të ketë në parlament? Kryetari i Kuvendit ka humbur të drejtën morale, se të drejtën politike e ka humbur me kohë, është bërë pjesë e kësaj ushtrie bastardësh. Etika e Kuvendit ka vdekur dje”, u shpreh Vasili.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
06.04.2018