Vasili: Prokuroria “pece” këmbësh e Kryeministrit, mbyll hetimet…
Një nga anëtarët e Kryesisë së LSI, Petrit Vasili, ka reaguar menjëherë pasi Prokuroria bëri të ditur vendimin për mbylljen e hetimeve ndaj Kryeministrit të vendit Edi Rama. Edi Rama, u akuzua nga krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe P. Vasili për kërcënim ndaj oficerit të Policisë Emiljano Nuhu lidhur me çështjen “Xhisela”.
Kallëzimi u depozitua në polici menjëherë pasi oficeri Nuhu bëri publik faktin se ishte kërcënuar lidhur me hetimet ndaj djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja.
Vasili: Prokuroria “pece” këmbësh e Kryeministrit, mbyll hetimet…
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë vendosi:
1. Mosfillimin e hetimeve
2. Njohjen me këtë vendim të kallëzuesve të cilët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.
Deputeti i LSI dhe Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, denoncon publikisht këtë vendim duke e cilësuar si krejtësisht të padrejtë dhe thekson se Prokuroria është blerë nga Edi Rama:
“Tjëtër turp, Prokuroria e blerë i mbyll çështjen Edi Ramës për kërcënimin ndaj E. Nuhut. Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Ramës për kanosjen dhe kërcënimin e egër publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu. Ja dokumenti që provon se prokuroria është blerë nga Kryeministri kokë e këmbë dhe është kthyer në një “pece” këmbësh e Kryeministrit”, shkruan ai.


Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
12.11.2018