Varreza dhe ceremoni zyrtare për ushtarët grekë, Shqipëria plotëson kërkesën e Greqisë
Varreza dhe ceremoni zyrtare për ushtarët grekë
Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë më 13 dhjetor.
Dhe udhëzohen ministritë përkatëse për kryerjen e procedurave.
Duke filluar që nga shpronësimi i tokës e deri tek ndërtimi i varrezave.
Kështu qeveria vendosi që Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, do ndërmarrin të gjitha procedurat ligjore.
Kryesisht për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve.
Ndërkaq Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, duhet të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues.
Si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes.
Festa Kombëtare në Greqi
VKM përcakton gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1, të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.
28 Tetori është Dita kombëtare e Greqisë dhe ndryshe nga vendet e tjera që festojnë ditët e përfundimit të dy luftërave botërore, Greqia ka vendosur si festë kombëtare futjen në Luftën e Dytë Botërore, dmth fillimin e luftës greko-italiane.
Ky vendim vjen pak kohë pas takimit që ministri pë Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati pati me homologun e tij grek Nikos Kotzias dhe shprehjes së vullnetit nga të dyja palët për zgjidhjen e cështjeve të mbetura të hapura mes dy vendeve.
Sipas autoriteteve të Greqisë, në luftën italo-greke në vitet 1940-1941 në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa greke.
17.12.2017