Vargjet prekëse të aktorit shqiptar për të bijën që u nda nga jeta
Të ngjashme mund të lexoni:
Vargjet
32-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur në Prishtinë, është vajza e aktorit të njohur nga Kosova, Çun Lajçi.
Ajo dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës.
Vetë Lajçi ka thurur disa vargje për vajzën humbjen e të bijës:
A këput peni moj e mira ime
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri.
19.11.2017