Valë e grupeve të refugjatëve sirianë që hyjnë në territorin shqiptar nëpërmjet kufinjve tokësor me Greqinë vazhdojnë të shënojnë rritje.
Burime informacioni që i referohen Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër bëjnë të ditur se 7 refugjatë sirianë u ndaluar sot.
Valë në rritje numri i refugjatëve sirianë në kufinjtë me Greqinë.
Ndalimi i grupit u bë sot paradite në afërsi të fshati Shën Nikollë (Dritë) të bashkisë Dropull në kohën kur ishin duke kaluar kufirin.
Sipas njoftimit të policisë inicialet e emrave të 7 shtetasve janë: Y.H, R.H, B.H, K.H, S.H, M.H dhe Ë.M, përkatësisht 19, 30, 55, 3, 2, 16 dhe 18 vjeç.
Të ndaluarit janë identifikuar si shtetas sirianë.
Pas përfundim të procedurave shtetasit sirianë deklaruan se kërkonin Azil në Republikën e Shqipërisë.
Sirianët u vendosën përkohësisht në një nga qendrat e pritjes së refugjatëve.
Ata do të shoqërohen për në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru të Tiranë.
Për lajm-shqip
Engjëll Serjani