Pavarësisht se ajo lëvron këngën popullore, nuk e ka ndalur aspak që të bëjë tatuazhe. I referohemi këngëtares Valbona Mema, e cila e ka pranuar publikisht se atë e kanë paragjykuar për numrin e madh të tatuazheve.
E ftuar në “Një kat më lart”, ajo tregoi se çdo tatuazh ka simbolikën e tij dhe në to është jeta e saj.
“Më gjykojnë, jam shumë e bindur. Tatuazhet më takojnë mua. Kur kam krahët zbuluar ndihem pak në siklet. Pozicioni im i këngëtarës popullore është në kontraditë me këtë lloj ekstravagance”, tha Valbona.
Ajo është pyetur për jetën e saj private, nëse ka menduar apo folur me fëmijët mundësinë për të rindërtuar jetën me një mashkull të ri.
“Mos. Do ti kisha humbur. Kam fituar familjen dhe s’i kam humbur. E dija shumë mirë nëse do bëja një hap të tillë, do ti humbisja”, tha më tej ajo.
www.lajm-shqip.com