Je me syze dhe ke kompleks se nuk do të ngjash bukur? Nga sot e tutje hiqini këto mendimi negative që keni për veten. Vajzat me syze për meshkujt janë më të nxehta se sa ato pa syze. Në këtë përfundim kanë arritur shumë sondazhe.
“Një e treta e meshkujve thonë se femrat me syze janë të zgjuara dhe seksi”, thuhet në një studim.
Fakt është se: “njerëzit me syze vlerësohen si më inteligjentë”.
Një anketë aktuale e një kompanie syzesh në SHBA është akoma më konkrete. Sipas tyre, meshkujt preferojnë ato që njihen si “geek chic”. Mes atyre që mbajnë syze, më të preferuarat janë femrat me pamje sekretareje.
Në veçanti pëlqehen syzet me kornizën e zezë dhe të madhe. Meshkujt pëlqejnë po ashtu femrat me syze për shkak se nuk kanë nevojë që t’i shohin direkt në sy. Ndaj mos u trembni kur vendosni syze.
18.12.2017