Një vajzë 21-vjeçe i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bersi të Klosit, ku e reja me inicialet S.K. vendosi të vetëhelmohet.
Mësohet se ajo ka konsumuar fostoksinë dy ditë më parë dhe ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.
Vajza është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarë në banesën e saj dhe më pas është dërguar në spital.
Pavarësisht ndihmës së dhënë, e reja nuk mundi të mbijetonte. Nuk dihen arsyet që çuan vajzën drejt këtij akti ekstrem
Burimi: Noa.al