Këngëtarja me famë, që konkuron në Eurovizion për Qipron, është nga Fieri. Publiku kaq di për këtë vajzë të talentuar.
Vajza nga Fieri, që konkuron në Eurovizion për Qipron
“Lajm-Shqip” zbulon origjinën e saj. Ajo është nga fshati Selishtë, Njësia Administrative Cakran. Ky fshat ndodhet afër lumit Vjosë, në të djathtë të autostradës Levan –Tepelenë, km 18.
Vjaza tashmë me famë në muzikë, ka emigruar drejt Greqisë me familjen rreth viteve ’92-’93.
Rrjedh nga një familje, babai muzikant, e ëma ekonomiste.
Minella Furrari, i ati në Shqipëri, ka punuar shumë vite mësues muzike në fshatin Gorishovë, ish-komuna Cakran. Eleni u shkollua në Greqi. Ajo ndoqi traditën e të atit duke u bërë një zë i dëgjuar jo vetëm në Greqi. Eleni këtë radhë në eurovizion do konkuroj për Qipron greke.
Për lajm-shqip
Vladimir Muçaj