Disa vajza adoleshente janë filmuar duke sulmuar një burrë me aftësi të kufizuara dhe gruan e tij.
Ata po qëndronin jashtë dyqanit Starbucks në Londër.
Sjellje brutale nga disa vajza ndaj dy të moshuarve.
Aidan James po pinte një kafe me bashkëshorten e tij, Natasha Stevens kur grupi i vajzave i hodhi çaj të ngrohtë sipër.
Sipas Dailymail, thuhet se adoleshentet janë rreth moshës 12-14 vjece, ku një ndër to është vajza e një aktori të famshëm.
Zënka filloi pasi vajzat morën me forcë një karrige nga punonjësja e marketingut, Natasha dhe e hodhën në një zonë jashtë.
Më pas sulmuan bashkëshortin e saj, i cili ka dhimbje të vazhdueshme pasi është diagnostikuar me dëmtime nervore dhe paralizë të pjesshme.
Natasha filloi të filmonte ngjarjen për të treguar abuzimin publik që i bëhet të shoqit. Incidenti ka ndodhur me 29 dhjetor 2017.
Sipas çiftit, vajzat u larguan me shpejtësi pasi Aidan shkoi të telefoonte policinë.
Ndërkohë polici vijon hetimet për të zbuluar identitetin e adoleshenteve.
www.lajm-shqip.com