Policia e Fierit ka vënë në pranga sot shtetasin Tomorr Hasaj. Tomorr Hasaj, 43 vjeç, banues në Peshtan, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për motive të dobëta, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij shtetases Xh.H, 20 vjeçe.
Ushtron dhunë ndaj mbesës arrestohet 43 vjeçari nga Fieri..
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”. Arrestimi i sotëm për ushtrim dhune shënon rastin e 30-të në rang qarku për vitin 2018. Ushtrimi i dhunës thonë specialistë psikologë të këtushëm po mer përmasa. Ata e spjegojnë fenomenin me shkallën arsimore, ekonomike. Gjithashtu ndikojnë dhe faktorë të tjetrë socialë. Ndër to është dhe mentaliteti sipas krahinave si xhelozia, fanatizmi etj.
Vladimir Muçaj
08.10.2018