Edhe pse mund të keni shumë kohë me partnerin dhe keni krijuar një lidhje të fortë në të gjitha dimensionet, ndonjëherë marrëdhëniet seksuale nuk janë aq të mira.
Mbase nuk e keni menduar, por disa nga ushqimet që ju konsumoni janë të dëmshme për raportin tuaj.
Po po, kot nuk thonë dashuria kalon nga stomaku.
Ndonjëherë janë disa gabime të vogla që çojnë në djall të gjitha përpjekjet që keni bërë për të patur një natë sa më të nxehtë me partnerin.
Ja cilat janë ushqimet e dëmshme për marrëdhëniet seksuale
Kështu që, nëse doni që të mos keni telashe ereksioni apo thatësie vaginale, sipas Living bëni mirë t’i evitoni ushqimet e mëposhtme.
Mes tyre do të gjeni nga ata që ndoshta do t’ju befasojnë:
- Çokollata: Ndonëse është një afrodiziak i çmuar për femrat, çokollata frenon sekretimin e testosteronit tek meshkujt dhe si pasojë ata shfaqin problem me ereksionin.
- Djathi: Nuk e dimë si ia bëjnë francezët, duke patur parasysh varietetin e panumërt të djathërave që ka ky vend. Djathi para seksit është një ide e keqe për të dyja gjinitë. Me siguri do të përfundoni me dhimbje barku nga pas.
- Kafeina: Kafeina rrit nivelin e ankthit, sidomos tek disa persona. Ajo njëkohësisht ul nivelin e testosteronit dhe rrjedhimisht dëshirën seksuale.
- Vera: Ndërkohë që një gotë verë duket sikur ju ndihmon, duke pirë shumë mund të kaloni një përvojë jo aq të bukur. Në një studim të University of Missouri–St. Louis, 11% e përdoruesve të alkoolit raportojnë se kanë probleme në arritjen e orgazmës. Arsyeja është se alkooli prek një pjesë të sistemit nervor që është e rëndësishme për zgjimin seksual dhe orgazmën.
31.01.2018